Një gjysh në Oregon i bëri familjes së tij një dhuratë të papritur për Krishtlindje: një autobus të verdhë shkolle.
Doug Hayes surprizoi 10 nipërit e mbesat me autobusin me emrin ‘Grandfather Express’, kur e dërgoi në shtëpi të mërkurën.
Hayes tha se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që ti dërgojë në shkollë çdo ditë.
Pesë prej nipërve e mbesave shkojnë në shkollën katolike Paideia Classical Christian School që nuk ka mjete transporti. Ndaj prindërit e tyre janë të detyruar ti dërgojnë vetë në shkollë.
Ndërsa 5 të tjerët ende nuk kanë filluar shkollën. Kështu që zgjidhja ishte blerja e një autobusi dhe fëmijët do arrijnë në shkollë për 20 minuta.