Lulzim Basha ka gë njyer për diplomimin e tij në Hollandë dhe ky tashmë është një fakt i konfirmuar nga vetë mediat pranë tij. Duke dashur të përgënjeshtrojnë a kuzat e hedhura në media nga Top Channel dhe ish zëvendësministri pak javor i Arsimit, Taulant Muka, se Lulzim Basha ka nisur studimet në Universitetin e Utrechtit, Hollandë, por nuk ka data diplomimi.
Tashmë provohet me dokumenta zyrtare se Lulzim Basha ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Në 6-të vitet e para ka mundur të sigurojë një diplomë 1-vjecare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë.
Administratori i një portali periferik pranë PD-së dhe familjes të Bashës ka replikuar me Mukën, duke e lënë të hapur portën e verifikimit të këtij fakti dhe duke bërë autogol.
“Që Lulzim Basha ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Utrecht-it dhe që ka bërë edhe masterin atje është e verifikuar dhe këtë nuk e manipuIojnë dot as rilindasit as “akademikët” e papërcaktuar dhe që bëjnë 10 gabime drejtshkrimore në dhjetë rreshta që shkruajnë….”, shkruante administratori M.M, i cili për të nxjerrë të vërtetën rreth këtij fakti i ka adresuar një kërkesë zyrës Alumni të Universitetit të Utrechtit.
Nga ku ka marrë përgjigjen e mëposhtme:
“Fakulteti më në fund i ktheu përgjigje pyetjes tënde dhe në këtë
Dokumenti i Universitetit publikuar nga portali prane PD
mënyrë unë mund të të informoj ty se:
Lulzim Basha mbaroi me sukseses vitin e parë për Drejtësi, në Hollandë në prill të 1999 (6-të vite për një dioplomë përgatitore).
Ai ka përfunduar me sukses studimet për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Europiane në maj 2005 (Diplomë Masteri)”.
Pra 12 vite për të përfunduar shkollën nga të cilat në 6-të vite mori vetëm diplomën e 1 viti përgatitje dhe me korrespondencë perfundoi studimet kur ishte në Kosovë.
Kështu që, ai u diplomua në Universitetin Utrecht, megjithëse në 2005, dhe jo në 1997 ose 1998”.
Kaq citon Universiteti, ndërkohë që po ti referohesh CV-së së Lulzim Bashës, publikuar në faqen zyrtare të PD-së, rezulton se i ka nisur studimet në Utrecht në vitin 1993, por nuk shënon një datë se kur i ka përfunduar ato.
Referuar përgjigjes së Universitetit rezulton se që nga viti 1993 deri në 2005 Lulzim Bashës i janë dashur 12 vite për të mbyllur studimet për Drejtësi dhe karrierën politike në PD e ka nisur pa qenë i diplomuar.
I pa diplomuar ka qenë Lulzim Basha në vitin 2004 kur u promovua nga KOP-i dhe po i tillë rezulton të ketë qenë edhe gjatë vitit 1999 kur, sikurse shënon në CV: “…U bë pjesë e skuadrës që përgatiti akt-akuzën për kr ime Iufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Kr imet e Iuftës në ish Jugosllavi. Më pas shërbeu në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e
Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë”.
Kur punonte në Kosove Basha ka qenë pa shkollë por një student me diplomë 1 vjecare përgatitore dhe aty më pas ka filluar studimet me korrespondencë.
Po i padiplomuar ka qenë Lulzim Basha edhe gjatë kandidimit për deputet, ndërkohë që është zgjedhur i tillë një muaj pas diplomimit.
Ky është portreti i Lulzim Bashës, njeriut që mburret me studimet e përfunduara shkëlqyeshëm në Hollandë dhe që do të sjellë në Partinë Demokratike dhe në qeverisjen e Republikës së Re frymën perëndimore.
Ky është Lulzim Basha që ndërsa diplomimin në Utrecht të Hollandës nuk lë rast pa e përmendur, në CV e tij, fsheh vitin e diplomimit.
Që Luli gënjen edhe të vd ekurit e dinë të gjithë, por që dhe shkollën ta kishtë bërë si Enveri, të cilin e d ëbuan nga shkolla, pasi në dy vite nuk morri asnjë provim, Luli në 6 vite mbylli një vit, apo cuni i Fahriut e shumë të tjerë në grupin e PD, këtë v ështirë se e besonim dot. Por faktet flasin ndryshe.
Tashmë ska më asnjë dyshim. Basha gënjeu demokratët dhe shqiptarët për shkollën./ CNA.al