I ngec dora tek dera e trenit, ndërsa ai fillon të ecë (Video)

Videoja tregon momentin kur një person i ka ngecur dora tek dera e trenit, i cili niset duke e tërhequr atë pas. Edhe pas të bërtiturave të shumta të qytetarëve të tjerë që ndodheshin në stacion dhe po shikonin ngjarjen, treni nuk ndaloi.

Por fatmirësisht, personit të cilit i kishte ngecur dora tek dera e trenit e tërheq dorën me forcë.Video është filmuar në një stacion në Changzhou, provincën e Kinës lindore.