Një prej shoferëve të një firme që dërgon ushqim është filmuar duke ngrënë ushqimin e një klienti.
Videoja e filmuar në Madurai të Indisë u bë virale shumë shpejt. Aty tregohet një burrë i veshur me unifromën e punës, i cili hap ushqimet e paketuara për ti ngrënë dhe më pas i paketon sërish për ti shitur.
Firma “Zomato” ka kërkuar falje publike për këtë veprim duke thënë se nuk ka aspak tolerancë për këtë rast, prandaj ai punëtor është pushuar.