Shikoni Videon/ Leopardi I Tmerruar Shpëtohet Nga Pusi I Thellë 15 Metra

Zyrtarët e pyjeve shpëtuan një leopard 7 vjeçar që kishte rënë në një pus të thellë 15 metra në shtetin indian të Maharashtra.

Sipas mediave lokale, banorët e fshatit Pimpalgaon Rotha dëgjuan ulërima të mëdha brenda pusit të hapur. Sapo panë leopardin që po mbytej, ata thirrën menjëherë zyrtarët.

Ata hodhën një platformë brenda në ujë në mënyrë që kafsha e egër të hipte mbi të. Më pas hodhën një kafaz brenda pusit me derën e hapur, që e mbanin lart me litar.

Kafsha u fut brenda kafazit dhe u nxor nga pusi në mënyrë të sigurt.

Pas një ekzaminimi fizik, leopardi rezultoi pa probleme shëndetësore dhe u lirua në pyll.