Vëllai dhe motra i shpëtuan për pak fatkeqësisë në autostradën në shtetin e Georgia në SHBA kur një breshkë u përplas në xhamin e parmë të veturës, transmeton Gazeta Metro.
Kur Latonya Lark dhe Kevin Grant po udhëtonin në autostradën Harry Truman me 12 maj kur shoferi e pa zvarraniku u përplas në xhamin e veturës, ngjarje që nuk pritej veçse në video lojërat Mario Bros.
Lark beson se breshka mund të jetë goditur nga një veturë tjetër, që e ka hedhur në ajër atë, por megjithatë policia nuk ka informacion rreth incidentit sipas policisë së qarkut.
Lark kishte postuar në rrjetin social duke u tallur se breshka ishte gjetur fajtore në aksident por nuk kishte ‘sigurim’. “Ai përcoll për tek veterinari e unë mbeta me faturën”.
Edhe pse breshka fillimisht jetonte pas përplasjes, vdiq gjatë trajtimit për shkak të humbjes së gjakut në qendrën Savannah Wildlife Center.