Djali 2-Vjeçar Bie Në Pusin E Ngushtë Dhe Të Thellë, 100 Zjarrfikës Për Shpëtimin E Tij

Më shumë se 100 zjarrfikës dhe punonjës të e m ergjencave në Spanjën jugore janë në kërkim të një fëmije të vogël që ra në një pus të thellë dhe të ngushtë.

Ekipet e shpëtimit nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në pusin, i cili ka diametër 25 centimetra dhe besohet të jetë më shumë se 100 metra i thellë.

Të hënën ekipet përdorën disa mënyra për të arritur në fund të pusit, pa dë mtuar strukturën e saj apo e bllokuar me dhe’ apo me gurë.

Djali 2-vjeçar ra në pusin e thellë pasi u largua nga prindërit e tij ndërsa po luante në një zonë malore pranë qytetit Totalan, në verilindje të qytetit të Malaga.

Gropa, e cila është shumë e ngushtë për të zënë një njeri të rritur brenda, u hap një muaj më parë për vaditjen e tokave por nuk u mbulua më pas.

Me anë të një aparati fotografik, zjarrfikësit zbuluan në pus një qese karamele që djali po mbante kur u zh duk. Qesja ishte rreth 75 metra poshtë boshtit dhe shpëtuesit nuk mund ti dërgonin dot pajisjet e tyre më poshtë.

Zëdhënësi i Gardës Civile, Bernardo Molto, tha se përpjekjet do të përqendrohen në përdorimin e pajisjeve më të sofistikuara për të zgjeruar vrimën ndërsa ka nisur gërmimi i tuneleve të veçanta për të hyrë në pus.