Nëse nuk do ishte bërë shkak ky polic nga Ohio i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Jones sot nuk do të ishte gjallë.Gjatë verës së vitit 1997, James Poole kishte shpëtuar një 5-vjeçar që po mbytej në pishinë.Djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që i shpëtoi jetën. Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Colombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të shkruan shqiptari.net.
Poole ishte ftuar në një sallë të improvizuar që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.“Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin me uniformë. Ky i fundit nuk foli asgjë, por filloi të qajë dhe të shtrëngojë fort 24-vjeçarin.“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë këtij kujdesi. Ata kanë folur gjatë për rastin, falë të cilit Jones është gjallë dhe shëndoshë.