Prishtinë, fëmijët e mbrojnë qenin nga shiu – e lagen vet (FOTO)

Jo rrallë herë nëpër rrjetet sociale qarkullojnë fotografi dhe video që shfaqin dashurinë e fëmijëve për kafshët.

Kësaj radhe një fotografi e tillë është shkrepur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,

Është qytetari Liri Blaka ai i cili e ka shpërndarë fotografinë, ku shihen dy fëmijë duke e mbuluar qenin me një copë kartoni për ta mbrojtur nga shiu, ani pse për vete qëndronin në shi.