Reperët kosovar, Ledri Vula, Kastriot Rexha, (Majk) dhe Trim Ademi (Capital T) janë një nga artistët më të dëgjuar sa i përket projekteve muzikore.
Përveç kësaj, njihen edhe për zënka mes tyre.
Majk dhe Ledri, nuk flasin me njëri-tjetrin por Capital T ka një miqësi më të gjithë.
Kapo, së shpejti do publikoi projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Ledrin dhe siç duket Majk-ut i ka mbetur hatri në njëfarë mënyre dhe publikoi disa postime në Instagram që thuhet se e ka thumbuar reperin, në të njëjtën kohë ky ia ka kthyer.
GazetaBlic, ka kontaktuar me reperin Capital T ku e kemi pyetur se a janë të vërteta thashethemet për prishjen e raporteve me Majk.
‘Jo unë spo disha kurgjo ma ka përmend edhe dikush po ma merr mendja e sqaroi shpejt me Majkun, nuk e di që kena ndonjëfarë problemi.
Unë nuk kom pas kurgjo të drejtume ndaj tina, Majkin e kom shok tash e thirri në telefon nuk kem edhe kurr nuk kena pas probleme’, tha reperi për GazetaBlic.