Aktorja e njohur shqiptare Teuta Krasniqi njihet si një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar.
Teutën përpos në aktrim, kemi pasur rast ta shohim edhe si moderatore duke drejtuar disa emisione, shkruan Indeksonline.
Jo rrallëherë Teuta ka qenë një personazh mjaft i përfolur nëpër mediat rozë, qoftë edhe për jetën e saj private.
Së fundmi, ajo ka treguar se e ka ndryshuar pamjen duke u shndërruar në brune, pasi ka ndërruar ngjyrën e flokëve.
Ky ndryshim i shkon shumë asaj, pasi për një kohë të gjatë e kemi parë si bionde. /IndeksOnline/