Mozziku betohet që ky vit është komplet i tij, paralajmëron vetëm hite

Mozzik është në përgatitje të albumit të ri, për të cilin është duke u përkushtuar maksimalisht.
Tashmë janë duke përfunduar xhirimet e videoklipit të ri që do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Kida.

Mozzik para publikimit të albumit bëri një premtim për adhuruesit e tij duke thënë se do të sjell vetëm hite.

“Betohem që edhe ky vit osht komplet i jemi, vetëm hite”, ka shkruar Mozzik së fundi në një InstaStory.

Ndërkohë, kujtojmë që ky album përmban mbi 15 këngë, në mesin e të cilave janë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Pjesë e albumi të Mozzik do jetë edhe një këngë për vajzën e tij, Hanën, e cila erdhi në jetë në dhjetorin e kaluar./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *