Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 27-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet plot dashuri nga njerëzit e saj të dashur.
Moderatorja i ka publikuar urimet në Instastory dhe në sy ka rënë urimi i vjehrrës së saj, zonjës Lirije Gjikolli, e cila e sheh si ëndërr të bërë realitet një nuse si Elita. “Një shoqëri si asnjë tjetër që nga fillimi. Një lidhje që rrjedh thellë, rreth e qark zemrës sime. Nuk mund ta them në mënyrë tjetër, është një ëndërr e bërë realitet kur të bëra ty nuse”, shkruhet në postimin e ndarë nga ajo.
Po ashtu zonja Lirije ka publikuar një foto me moderatoren në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Nusja jone e bukur Elita sot feston ditelindjen. I urojme jete te gjate dhe te lumtur me shendet, duke I thene qe e duam shume!”