Seriali më i ri turk me aktorin İbrahim Çelikkol “Shtëpia ime, fati im” ka nisur xhirimet, por është bërë kryefjalë e mediave turke për shkak të një “incidenti”.
Siç raportojnë mediat vendase aktori ka refuzuar të filmohet.
Për lajmin ka reaguar aktorja kryesore e serialit, Demet Özdemir.
Nëpërmjet Instagramit ajo është tallur me këto lajme, duke treguar se Çelikkol së bashku me tërë ekipin janë duke vazhduar punën.