Jashari, është ajo e cila po kujdeset për të dhe së fundmi ka treguar se ka dalë për me kërkuar insulinë. Ajo përmes një postimi në Facebook i ka reaguar këngëtarit Labinot Tahiri i cili tha se nuk ka virus. “Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.