Dua Lipa i tregoi botës Shqipërinë autoktone, komenti i Lorik Canës është epik

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,” shkroi Dua.

Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *