Janë humoristët më të dashur shqiptar që prej vitesh kanë argëtuar publikun me komedi e skeqe të shumta.
Treshja fantastike e aktorëve “Stupcat” janë bashkë prej shumë vitesh, ndërsa tashmë jemi familjarizuar me rolet e tyre.
Vedat Bajrami në rolin e Likit dhe Osman Azemi në rolin e Cocit kanë bërë plotë 22 vite që janë së bashku.
Këtë e bëri të ditur Vedati në një postim në rrjetet sociale teksa publikoj fotografi përkrah mikut dhe kolegut të tij më të afërt, Osmanit.
“22 vjet bashk Liki e Coci ,Sheqa shkoj me marr infusion”, ka shkruar Vedati sipër imazhit.
Kujtojmë që së fundi aktorët i shohim në komedinë “Oda e Stupcave” që transmetohet në Klan Kosova.