Çfarë po ndodh? Ermali dhe Luana Vjollca po ‘kurdisin’ diçka…

Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca kanë pasur gjithmonë një raport shumë të mirë miqësor.

Aktori ka qenë disa herë i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, të moderatores dhe po ashtu Luana ka ndarë detaje nga jeta e saj, dikur në emisionin e Ermalit.

Aktori ka postuar në instagram disa video ku shfaqet sëbashku me Luanën ndërsa i shoqëron me komente humoristike.

“Shiko kush luan”, dëgjohet ai të thotë ndërsa më pas e fokuson kamerën tek Luana.

Në videon e parë ai shihet të përdor një filtër që ndryshon pak ngjyrën e syve, ndërsa në një video tjetër ata shfaqen pa filtër dhe Ermali me humor thotë: “Ja se si janë sytë e mi pa filtra dhe ja se si është Luana në të vërtetë”, duke e fokusuar kamerën tek moderatorja e cila i thotë se ajo është njësoj, vetëm ai ndryshon.

Në fakt ka të drejtë sepse Luana duket po njësoj dhe si gjithmonë në formë perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *