Ishte shitëse kur u takua me Ronaldon, historia si në përralla e Georginas

Ajo udhëton me avion privat, merr 80,000 paund në muaj dhe mban një unazë prej 615,000 paundësh në gisht.

Por nëntë vjet më parë, e fejuara e përfolur e Cristiano Ronaldos fitonte vetëm 9.50 paund në orë, si ndihëse për një familje në Bristol.

Georgina Rodriguez, 26 vjeç , tërhoqi vëmendjen e yllit të futbollit në 2016-ën, kur ai hyri në një dyqan “Gucci”, ku ajo ishte asistente shitjesh, sipas “The Sun”.

Tani ajo është partnerja më e pasur në botë dhe nënë e vajzës dy-vjeçare, Alana Martina Tingëllon si një histori përrallash, por udhëtimi i saj nuk ka qenë pa probleme.

Në vitin 2018, ajo i qëndroi pranë Ronaldos, 35 vjeç , pasi një grua e akuzoi për përdhunim në një hotel në Las Vegas në 2009. Ai i mohoi pretendimet dhe tashmë nuk përballet me akuza penale.

Në një intervistë të realizuar së fundmi, Georgina tha: “Të jesh partnerja e dikujt kaq të famshëm nuk është e thjeshtë, por nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë”.

Georgina është rritur në një familje të klasës punëtore në fshatin e vogël Jaca në Spanjë.

Edhe pse ajo ishte regjistruar në një kurs baleti, babai i saj Jorge dhe nëna Ana, nuk kishin mundësi financiare që ta mbështesnin.

Ajo u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, ku fitonte vetëm 250 paund në javë si asistente shitjesh në një dyqan dhe jetonte në një shtëpi të vogël me 5 persona të tjerë.

Një vit më vonë, ajo u zhvendos në qytetin e San Sebastian, ku punoi në dyqanin “Massimo Dutti”.

Ajo vendosi të mësonte anglisht, kështu që u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar si një ndihmëse e drejtpërdrejtë e një familjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *