Këngëtarja e njohur shqiptare Flaka Krelani njihet për këngët e bukura që ka sjellë ndër vite. Ajo përpos muzikës, shpeshherë ka marrë vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë për shkak të paraqitjeve të saj të ‘zjarrta’, shkruan Indeksonline.
Së fundmi në një intervistë të saj në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka thënë se ajo ka blerë rroba shumë të lira dhe se nuk e ka këtë kompleks.
“Nuk i kemi na mundësitë me jetu në format e tilla (Versace, Gucci), unë nuk e kam pas asnjëherë kompleks për veshjen, a kushton 2 euro a 3 euro.” /Indeksonline