Jeta modeste e nipit të Adem Jasharit dhe jeta luksoze e djalit të Hashim Thaçit (Video)

Presidenti Hashim Thaçi ka dy fotografi me her oin Adem Jashari dhe i publikon ato sa herë që ka një përvjetor që lidhet me rënien her oike të familjes Jashari në Prekaz. Në të dyja këto fotografi, Hashim Thaçi dhe Adem Jashari nuk dallojnë shumë për nga veshja, madje të dytë duket se kanë bërë jetë modeste. Por pas sakrificës së krejt familjes së Adem Jasharit dhe luf tës së UÇK-së lu fta përfundoi dhe Kosova fitoi lirinë.

Por lirinë më shumë e ka shijuar Hashim Thaçi. Edhe djali i tij, Endrit Thaçi.

E pasardhësit e komandantit Adem Jashari nuk duket se shijojnë të njëjtën liri. Adem Jashari, nipi i komandantit dhe Endrit Thaçi djali i komandantit politik tash president, Hashim Thaçi dallojnë si dita me natën. Njëri bënë jetë modeste në Prekaz e tjetri nuk i ndalë udhëtimet luksozë nëpër vendet e botës.

Adem Jashari 16 vjeç, është djali i Lulzim Jasharit i cili ia vuri emrin e babait të tij, heroit dhe komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Insajderi publikoi më herët një portret të Adem Jasharit i cili jeton në Prekaz të Skenderajt dhe i cili sipas fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, nuk ka asnjë fotografi të realizuar jashtë Kosovës.

Sipas fotografive, Adem Jashari jeton mes Prekazit dhe Skenderajt aty ku vijon shkollën e mesme dhe më pas mëton të studioj në Fakultetin e Arteve për dizajn grafik.

Por përtej dizajnit, Adem Jashari është i dhënë edhe pas veshjeve dhe aksesorëve sikurse orët. Megjithatë nuk është se shpenzon shumë. Babai i tij, Lulzim Jashari nuk ka ndonjë post publik, qysh prej vitit 2009 kur e kishte braktisur FSK-në për pakënaqësitë që kishte me organizimin e brendshëm. Kësisoj, djali i tij Adem Jashari duket se e dashuron ngjyrën e bardhë në veshje.

Orët që i vë janë të markës aspak të shtrenjtë “Megir” të viteve 2011 që nuk kushtojnë më shumë se 25 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *