Alarm i koronavirusit në Dudweiler të Gjermanisë: Të shtunën në mbrëmje, në Schützenhaus u denoncua një “festë e madhe” e shoqatës kulturore shqiptare
Në fakt, ishte një festë private e dasmës. Kur erdhi policia, disponimi ndryshoi – është dashur të mobilizohen disa shërbime të urgjencës nga i gjithë Saarlandi për të mbështetur policinë!
Dëshmitarët e thirrën policinë gjermane rreth orës 18:30. “Organizatori” fillimisht deklaroi se ata e kishin regjistruar siç duhet ngjarjen – por padyshim që nuk ishte një ngjarje publike, por një festë private me rreth 70 persona.
Oficerët filluan hetimet dhe atmosfera u bë agresive, informon Shtegu.com. Pasi policia kishte përkrahje të madhe, ajo i dha fund ahengut. Bilanci: disa shkelje të rregullave të përgjithshme të higjienës dhe urdhëresës ligjore për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Tani janë iniciuar disa procedura.