Arbenita kujton kohën kur i kishte veshët si elefant

Modelja Arbenita Ismajli që shpeshherë gjendet në kryetitujt e mediave rozë për lidhjen e saj me reperin Fero, është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, që më shumë e trajton si një portfolio të punës së saj si modele.

Por ajo nuk e ka problem të hedhë edhe postime më qesharake si ky i fundit ku tall me një fotografi të sajën kur ishte e vogël.
Në postimin e saj në Instagram, ajo ka hedhur një foto ku duket si një fëmijë ndoshta e moshës 2 vjeçare, duke u tallur me veshët e saj.

“Shikoni këta veshë elefanti”, shkruan ajo me humor, duke kërkuar ndjesë për kualitetin e dobët të fotografisë së saj./Kosovarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *