I ftuar disa ditë më parë në emisionin “Gjoni Black”, një fjali që Capital T repoi gjatë freestyle-it të tij, u morr si një diss për Mozzikun. “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, këndoi ai.
Ky u mor si një diss mbi të gjitha për faktin që Capitali dhe Mozzik nuk ndiqen në Instagram. Së fundmi, Mozzik ka bërë disa thumbime në Instagram, që janë marrë si një kundërpërgjigje ndaj Capital.
“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”, ka shkruar ai.