Komiteti Teknik i Ekspertëve disa ditë më parë ndaloi kategorikisht grumbullimin më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por duket se rregullat nuk vlejnë për të gjithë, pasi në një video që po qarkullon në rrjet shihen konkurentët e emisionit “Përputhen” që kërcejnë në një lokal, duke mos respektuar asnjë rregull.
Me muzikën “në qiell” dhe pa ruajtur distancën sociale, konkurrentët argëtohen pa e prishur terezin