Milot Rashica është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë dhe deri tani ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kosovës.
Si i tillë ai ka fituar simpatinë e të gjithëve, teksa mesa kemi parë në rrjetet sociale gëzon miqësi edhe me shumë figura publike, mes të cilëve edhe me Ledrin.
Dy çunat postojnë shpesh foto e video nga koha që kalojnë me njëri-tjetrin, siç e shihni edhe në fotot e postuara ditën e sotme.
Kohët e fundit Ledri dhe Milotin i kanë shtuar shumë posimet krah njëri-tjetrin dhe jo më kot. Tashmë të dy jetojnë në Gjermani.
Miloti jeton aty me bashkëshorten dhe të birin, kurse Ledri u zhvendos pak javë më parë së bashku me Sarën, për të mirëpritur në jetë vajzën e tyre.
Rrjedhimisht dy baballarët e rinj (njëri ende në pritje) takohen shpesh. Këtë gjë e ka vënë re edhe Capital T i cili ka shkruar në foton e tyre:
Mu keni bo kojshi tash s’ka që ju ndan!”
Ky koment ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit, teksa Ledri ia ka kthyer:
“Kurs gjermanishtes e kom!”
Capital T ruan miqësi të mirë me të dy. Në verë ai solli një bashkëpunim me Ledrin të titulluar “DMP”, ndërsa e kemi parë të shoqërohet edhe me Milotin.