Ditën e djeshme një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. Reperi sul.moi në Instastory moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në prot.estë.
Moderatorja është shprehur ditën e sotme se me Stresin kanë zgjedhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka patur me babain e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.
Ajo shton se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.
Në fund shprehet se e falenderon për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rën.da nga ana Stresit.
Einxhel Shkira:
“Unë pata nje telefonatë shume dashamirëse me babain e Stresit,një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kerkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija,sidomos vajza. E pranova faljen e tij dhe e falenderoi për qytatarinë dhe urtësinë që tregoi e cila besoj ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rën.da nga ana Stresit.Pasi me rëndësi është të jemi të gjithë në paqe me veten dhe të tjerët që na rrethojnë!
Paq dhe dashuri!”-shprehet Shkira.