Syzana Tahirsylaj, dikur këngëtare e njohur, sot punëtore e televizionit publik të Kosovës, është edhe e ëma e katër fëmijëve.
Syzana, i gëzohet sukseseve e të arriturave të fëmijëve të saj.
Nora e Era, yje të pa diskutueshme të muzikës.
Syzana, e la herët muzikën, e ëndrrën e saj për të kënduar, për sukses, po e jetësojnë vajzat e saj shumë të talentuara e të pashme.
E, jeta nuk mund të jetë fushë me lule.
Kohë më parë, Syzana është përballur me dështimin e marteses së të bijes me Robert Berishen.
Gjatë asaj periudhe, ish këngëtarja i kishte qëndruar shumë pranë të bijes, madje bashkë kishin qenë edhe për pushime.