Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.
Dyshja nuk janë treguar aspak të rezervuar dhe kanë publikuar vazhdimisht foto pranë të voglës në rrjete sociale. Ato e kanë zbuluar dhe portretin e saj ëngjëllor.
Ditën e sotme, Sara ka ndarë me ndjekësit një foto shumë të ëmbël, ku shihet Ledri duke fjetur me Poem Blu-në. Ajo ka treguar se mjafton ta lërë vogëlushen dy minuta me të atin dhe i zë menjëherë gjumi.
“Unë: Ledri mbaje pak sa të vishem. Kthehem pas dy minutash…”, ka shkruar bukuroshja krahas fotos.