Melisa dhe Sindi në “Përputhen” nuk shkojnë aspak mirë dhe kjo tashmë dihet. Dyshja nuk i kanë kursyer debatet e ashpra me njëra-tjetrën, madje nuk kanë munguar as ofendimet.
Këtë pasdite, mamatë e tyre ishin të ftuarat speciale në emision. Të dyja filluan të “ziheshin” me njëra-tjetrën për çështjen Sindi-Melisa, duke mbrojtur secila vajzën e saj.
Mamaja e Melisës u shpreh se e bija ka bërë mirë që ka dalë nga studioja gjatë debatit, pasi ndryshe situata do ishte tensionuar më shumë.
Debati mes dy mamave u zhvillua me tone të larta dhe Melisa dhe Sindi u afruan për t’i qetësuar.