Këngëtari i famshëm The Weeknd ka shokuar, pas paraqitjes së tij në këngën e fundit të publikuar.
Në klipin e ri ai duket tërësisht i transformuar pas përdorimit të botox.
Ai iu nënshtrua ndërhyrjeve në klinikën “Prosthetic Renaissance”, që publikoi imazhet e këngëtarit dhe format e skulpturave që u përdorën për të krijuar pamjen e tij.
Në nëntor, The Weeknd performoi dhe pranoi një çmim në AMA 2020 me fytyrën e tij të mbuluar me fasha.
Ai nuk bëri asnjë koment për daljen e tij të çuditshme.
Duket se fashat e tij ishin të gjitha pjesë e ndërhyrjeve estetike që ai i ishte nënshtruar.