30 mijë euro për një natë. Ja cili është këngëtari kë i paguar kosovar

Ish-menaxheri i shumë emrave të njohur në estradë, Drin Zatriqi, ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Qeveria e re që do të krijohet, që të merren pak edhe me tatimet e estradës.

Javën që lamë pas, Zatriqi ka vënë në dukje shumat marramendëse që shumë këngëtarë të njohur fitjnë për mbrëmjet e tyre muzikore, e që shumica dyshohet se nuk i paguajnë obligimet ndaj shtetit.

E më i paguari del të jetë Këngëtari kosovar me nofkën ‘Azet’ i cili është reper mjaftë i dashur për publikun tonë dhe atë gjerman e për një koncert ai paguhet rreth 20 apo 30 mijë euro

Ky është pstimi i tij i plotë:

Me qeverine e re duhet te rregullohet edhe tatimi i estrades, tashme industria e muzikes eshte milioneshe, dhe cmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shume per koncert duhet te paguajne tatime, ne te kunderten duhet te denohen me denime te majme, dhe konfiskim te pasaportave , nese ju ikin atyre si deri me tani!
Si neper klube te nates poashtu edhe ne darsma dhe cdo paraqitje tjeter me pagese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *