Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, vazhdon të komentohet shumë për jetën e saj dhe stilin unik, i cili e karakterizon modelen.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku foli edhe për jetën e saj private, të cilën mundohet ta mbaj larg syrit të publikut.
Sa i përket lidhjeve të dashurisë, Agnesa u shpreh se nuk i kanë funksionuar pasi që nuk është tip që i zgjatin lidhjet, duke u buzëqeshur shtoi se më e gjata ka qenë një vit e gjysmë.
Përndryshe, Agnesa është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme me shumë stil./Blic/