Këngëtari Yll Limani pëlqehet shumë për faktin se shpesh i ka kënduar dashurisë por edhe ndarjeve.
Kjo gjë ka bërë që shpesh publiku të jetë kureshtar se a thua janë dedikime personale të këngëtarit, apo thjesht këngë për fansat e tij.
Ndonëse në rrjetet e tij sociale fotografite nuk flasin për një lidhje publike të Yllit me ndonjë vajzë, por si zakonisht edhe Ylli nuk iu ka shpëtuar thashethemeve kohët e fundit.
Nga burime të afërta me këngëtarin, po flitet se ai është në lidhje shumë të afërt me një vajzë, e madje ka fjalë se edhe ka nisur të bashkëjetoj me të.
Por, cila është kjo vajzë dhe sa qëndron si i vërtetë ky lajm mbetet të shihet./Kosovarja/