13 vite bashkë, një pjesë e mirë jetë pranë njëri tjetrit, në të mirë e në të keq.
Por, Nora Istrefi e Robert Berisha, nuk arritën ta jetësojnë betimin e njohur “përgjithmonë bashkë”.
Roberti nuk la vend për thashetheme, pasi vetë ai e bëri publike ndarjen.
Çifti më nuk janë bashkë, por premtimi se do të mbesin gjithmonë miq, duket mjaftë premtues për një marrëdhënie korrekte.
Nora, ndonëse e ndarë me Robertin, nuk ka mundur ti fshijë nga faqja e saj në Instagram këto tri foto të të shoqit.