Moderatoren Bora Zemani e shohim çdo ditë të javës në moderimin e emisionit ‘Përputhen’. Ajo merr vazhdimisht në punë dhe vogëlushin e saj, Arborin, i cili qëndron në prapaskenë.
Në puntatën e sotme të programit, Arbori u fut papritur dhe padashje në studio. Konkurrentët nuk i mbajtën dot të qeshurat, mirëpo Bora ja bëri me shenjë që të largohej.
“Më falni se m’u prish emisioni nga çuni. Ishte Arbori vetëm pak minuta më para. Të puç mami! Vetëm se duhet të më shohësh nga aty (prapaskena) jo në studio”, tha moderatorja.
Minuta- 6:22