Tashmë nuk ka mbetur më asgjë për t’u habitur nga emisioni “Përputhen” pasi janë bërë publike skenare të ndryshme të cilat do realizonin me sukses një telenovelë.
Gjithsesi historitë e dashurisë që bëhen publike vazhdojnë të intrigojnë publikun.
Së fundmi është Ervin Koxherri i cili ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë pas largimit nga “Përputhen”.
Ish-konkurrenti ka publikuar një foto përqafuar me Damaljanta Gjergji, Miss Lezha 2018.
Missi është mjaft simpatike dhe Ervini e ka shoqëruar foton me një zemër dhe një çelës që nënkupton lidhjen me bukuroshen.