Pronarët shtireshin sikurse nuk po e shohin qenin, kafsha i bëri të gjithë të qeshnin me veprimet e tij

Pronarët e një qeni të quajtur Meek vendosën të bënin shaka me të dhe të bënin sikur nuk e shihnin, dhe ai nuk mund ta fshehte pakënaqësinë kur kuptoi se pronarët po e injoronin.

Në një video të postuar në YouTube, e cila grumbulloi gati një milion shikime, mund të shihen pronarët që e thërrasin qenin edhe pse ai është pranë tyre.

Meek filloi të lehte sikur u thoshte të hidhnin një vështrim pas, por pronarët i thërrisnin vazhdimisht. Haski i tundi, i lëpirë, shtyu, por asgjë nuk funksionoi.

Kur pronarët më në fund ndaluan ta ngacmonin, dukej se qeni u lehtësua.

Shikoni videon e mëposhtme se si tallen pronarët me qenin e tyre. /Telegrafi/