Po e qortonte shoferin e furgonit që gjendej pas tij – pas një sekonde, çiklisti përplaset te makina e parkuar

Ky është momenti kur një çiklist në Dublin, përplaset drejt makinës së parkuar disa momente pasi po e qortonte shoferin e furgonit që gjendej pas tij.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, çiklisti dukej aq i zënë sa të bënte kujdes gjatë ‘bisedës’ që po zhvillonte me personin mbrapa.

Sidoqoftë, pas fjalosjes, një sekondë më vonë, ai u përplas te makina Nissan e parkuar.

Pamjet u publikuan gjatë ditës së djeshme, dhe shumë njerëz sugjeruan se çiklisti mori “karma të menjëhershme”, për natyrën e tij agresive.

Burri, i cili po ngiste biçikletën në mes të rrugës së “Pasurisë Industriale të Dublinit” në lagjen Glasnevin, të Dublin-it, nuk po e linte furgonin të kalonte dhe u bë më pas mjaft agresiv.