Luca Loutenbach, 28-vjeçar, është bërë një yll në rrjetet sociale për shkak të pasionit të tij për ekipin kombëtar të Zvicrës.
Tani kompanitë zvicerane e kanë gjetur atë dhe duan ta shpërblejnë me dhurata të ndryshime dhe marrëveshje sponsorisuese.
Kamerat televizive po e filmonin dhe Luca u bë një yll i mediave sociale brenda natës.
Imazhet e reagimeve të tij emocionuese rrokullisen nëpër botë.
Dhe ato tashmë janë duke u përdorur si reklamë për kompanitë, siç janë Deutsche Bahn, DB Cargo.
Përveç kësaj, tifozit i është premtuar një fluturim falas në çerekfinale në Shën Petersburg në ndeshjen ndaj Spanjës, ku bileta e aeroplanit do t’i paguhet nga Swiss Air.
Red Bull do t’i dërgojë pije energjike për udhëtimin.
Organizata zvicerane e Turizmit i ofron super-tifozit një fundjavë Wellness për t’u çlodhur pas përfundimit të Kampionatit Evropian.
Kjo nuk është e tëra pasi, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Konfederatës Zvicerane (BAG) i ka kërkuar tifozit t’u ndihmoj në fushatën për vaksinimin e të rinjve, ndërsa edhe kompania përpunuese e qumështit (Emmi) e ka ftuar atë për reklama.