A mund të ‘luftojë’ Tesla kundër një tanku?

Ne nuk duhet t’a kuptojmë këtë si një garë shpejtësie, por për disiplinën klasike të tërheqjes së litarit.

Në vend të forcës njerëzore, në këtë rast konkurrojnë dy automjete që nuk kanë pothuajse asnjë ngjashmëri.

Në këndin e djathtë është Tesla Model X, SUV e parë luksoze elektrike.

SUV i rëndë dy ton e gjysmë është jashtëzakonisht i shpejtë dhe i fuqishëm, gjë që vjen si pasojë e të gjitha avantazheve të ofruara nga vetura elektrike.

Në këndin e majtë është një grumbull çeliku pothuajse katër herë më i rëndë. Ajo nuk është një tank klasik, por një CVRT, një automjet luftarak i zhvilluar në Britaninë e Madhe. Kompakt në madhësi dhe dizajne të shumta, ky automjet ka një atu të fortë.

Sidoqoftë, është interesante të shohësh këtë sfidë.

Vetë dueli nuk është aspak i barabartë, dhe kështu nuk është aspak autoritativ për të gjykuar se çfarë mund të bëjë disku i Teslës. /Telegrafi/