Johny Pacheko dhe Haidi Pako, një çift nga Bolivia, i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të zhvilluar në malin Ilimani, i vendosur në 6,462 metra lartësi.
E gjitha filloi si një ide që në fillim dukej “e çmendur”, por çifti ishte i vendosur ta bënte atë realitet në një farë mënyre.
Ideja fillimisht ishte e Jhonny, pasi ai i kishte kërkuar Heydiit të martohej me të në majën e Huayna Potosí në 6,088 metra lartësi, e cila ndodhet pranë La Paz.




Pas fejesës, dasma duhej të ishte “e paharrueshme” dhe ata zgjodhën malin Illimani një vend “magjik” si dëshmitarin kryesor të bashkimit të tyre.
“Nga të gjitha malet që u ngjita në Bolivi, Illimani ka diçka magjike, ka diçka interesante, diçka që të tërheq dhe të pushton”, tha dhëndri.
Çifti udhëtoi nga Cochabamba qendrore, ku ata banojnë, në qytetin e La Paz për të realizuar ëndrrën e tyre dhe për të filluar një aventurë tre-ditore për të arritur në majën e këtij mali emblematik të mbuluar me borë.




Për çiftin, Illimani tani përfaqëson dashurinë e tyre, bashkimin, por edhe qëllimin e tyre të parë të arritur si ekip dhe ata gjithmonë mund të tregojnë për atë mal me dëborë dhe të komentojnë se ata ishin nusja dhe dhëndri i parë që u martuan në më shumë se 6.000 metra lartësi./ Ora News