Virale/ Djali i ndërpret intervistën live, “turpërohet” keq ministrja

Video e një prej ministreve të Zelandës së Re, është bërë virale në rrjet.

Gjatë kohës që ministrja për Zhvillimin Shoqëror, Carnel Sepuloni, ishte duke dhënë një intervistë për një emision vendas, djali i saj futet papritur në dhomë me një karotë të deformuar në formën e organit gjenital mashkullor.

Ministrja u vu në siklet dhe u përpoq ta largonte të birin nga kamera, por ai u tregua i pabindur.

Më pas ajo reagoi me një postim në rrjetet sociale në lidhje me incidentin.

“Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formë të një pjese të trupit mashkullor”- shkruajti Sepuloni në Twitter.