Tifozët e Red Devils janë në ekstazë pasi Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United pas 12 vitesh.





Shumë tifozë të Manchester United kanë pritur 12 vjet për të parë portugezin përsëri me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të debutojë ndaj Neecastle ditën e shtunë.
Një super-tifoz i Ronaldos madje u paraqit herët në fushën stërvitore të Unitedit me shpresën për të bërë një selfie me idhullin e tij.





Duke folur për Sky Sports, Ali Masood u shpreh: “Unë do të shoh Ronaldon. Dua të bëj një selfie me të. Unë kam ardhur nga Blackburn dhe jam këtu që nga ora 6 e mëngjesit.
Megjithatë ëndrra e tifozit nuk u përmbush pasi Ronaldo hyri menjëherë në qendrën stërvitore me Lamborghinin e tij,ndërsa Ali shpreson që të marrë selfie-n e tij me idhullin gjatë këtij sezoni.
🗣"I am going to see Ronaldo and take a selfie with him." 📸
Manchester United fan Ali Masood has been waiting outside the Carrington training ground to get a picture with Cristiano Ronaldo since 6am this morning. pic.twitter.com/S1JG8w0cBb
— Football Daily (@footballdaily) September 8, 2021
😭😭 https://t.co/IXeCFRGIWs pic.twitter.com/TYcI4k8mY9
— John Blaze (@AhmedLqa) September 8, 2021