Sallatë domateje apo floriri? Denoncimi i një gjermani në rrjete: çmimi, i pabesueshëm

Një turist në Gjermani pagoi 6 euro për një sallatë me domate dhe qepë, gjë që e bëri atë shumë të zemëruar, raporton The Sun.

Pas një shëtitje në male, ai u ul për të ngrënë në një restorant në ishullin gjerman të Amrum që ndodhet në Detin e Veriut.

“Kjo është sallata që më kushtoi 6 euro,” shkroi ai poshtë një fotografie të sallatës që ndau në Reddit.

Njoftimi u bë viral, dhe shumica e njerëzve ranë dakord se sallata nuk vlente aq para.

“Kjo nuk vlen gjashtë euro”,

“Ju mund të bëni një sallatë të mirë me domate dhe qepë.

Por kjo do të kërkonte përpjekje shtesë,”

“Pra, kjo është vetëm domate dhe qepë të pabëra?

Nuk është një sallatë, por ca produkte në një pjatë”, ishin vetëm disa nga komentet.