Detektivja Private Rrëfehet Nëse Tradhëtojnë Politikanët Shqiptarë

Shkënda Lili është e njohur si dedektive private.

Së fundmi ajo ka treguar se gratë e politikanëve shkojnë dhe kërkojnë shërbimet e saj për të mësuar nëse bashkëshortët kanë marrëdhënie jashtëmartesore.

Në një intervistë të dhënë ajo u shpreh se kërkesat më të larta për të hetuar vijnë nga personazhe të njohur të biznesit, por edhe të njohur për publikun, por nuk ka preferuar që të flasë më emra.

Pjesë nga intervista:

Personalitete, emra të njohur ka?

Shkënda Lili: Vipa, biznesmen dhe gratë e tyre më mirë. Kategoria VIP vjen tek unë.

-Politikanë?

Shkënda Lili -Mos më ngacmo, mund të kem në fokus politikanë por jo se politikanët vijnë te unë. Janë gratë e politikanëve që… Por kërkesa kam edhe për adoleshent, prindërit për fëmijët që kanë ndryshuar sjellje, ose edhe partneriteti në biznese.

Por sa zgjat investigimi për një rast tradhtie?

Shkënda Lili: Kryesisht një çështje tradhtie nuk zgjat shumë, 1 javë 2, ndërsa ka çështje të tjera që shkojnë deri në disa muaj./noa/