Ja si e morën grekët ishullin e vogël, Fanarin në Ksamil

Historia e “Fanarit”, ishullit të vogël në mes të kanalit të Korfuzit, përballë fshatit të Ksamilit, daton që në vitet e Perandorisë Bizantine, e cila e krijoi për zbatimin e dëmimeve që merrnin priftërinj të ndyshëm dhe murgj, si orientim për anijet e saj dhe pikë vrojtimi për të parë lëvizjet e romakëve. Me kohë ky ishull i vogël ka rënë në duart e disa pushtuesve, që nga

venedikasit dhe deri tek osmanët, e megjithatë nuk e humbi asnjëherë identitetin e parë të vet, atë të manastirit ortodoks me një arkitekturë bizantine. Ky ishull në vitin 1913, kur u bë edhe ndarja përfundimtare e kufijve nga Konferenca e Ambasadorëve, i kaloi shtetit shqiptar, edhe pse grekët bënë çmos për ta bërë të tyrin. Pas ndarjes së kufijve dhe deri më 1946, ky ishull ishte

pjesë e territorit shqiptar, por pas incidentit të Korfuzit, Gjyqi i Hagës vendosi që ky ishull t i kalojë në administrim Britanisë së Madhe, e cila ishte dislokuar në ishullin e madh të Korfuzit me dy baza ushtarake në kuadër të NATO-s. Që nga ajo ditë, ky ishull pushoi së qeni tokë shqiptare dhe me marrëveshjen e re për përcaktimin e vijës ujore ndërkombëtare midis Shqipërisë dhe Greqisë, ai kalon njëherë e përgjithmonë nën administrimin e Greqisë.
Vendimi i Gjykatës së Hagës

Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin.
Bllokimi i arit dhe ishulli Fanar

Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Lu, ftës së Dytë Botërore dhe që do t u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare, si dhe marrjen nën mbikëqyrje të ishullit të vogël, “Fanarit” manastir, përballë Ksamilit në Sarandë.