Dokumentar Për Historinë E Albanologut Suedez Që Ia Kushtoi Tërë Jetën Shqipes

Filmi dokumentar suedez “Ullmar Qvick albanologu suedez”, me regjisor dhe producent Vranin Gecaj me prejardhje nga Peja e Kosovës, është film i pavarur dhe unik që tregon jetën dhe karrierën e Ullmarit dhe lidhjet e tij të ngushta me gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Ullmari Qvick është një shkrimtar suedez qe e zotëron gjuhën shqipe (në disa aspekte) edhe më mirë se shumë shqiptarë.

Ullmari është një mik i madh dhe i sinqertë i shqiptarëve, me një shqipe në të folur e të shkruar per lakmi. Ky është një studiues dhe përkthyes i zellshëm, redaktuesi i fjalorit të parë suedisht-shqip. Marrëdhëniet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën i sheh gjithnjë me shumë dashuri. Në intervistën e mëposhtme ai ka folur për filmin dokumentar dhe shumë çështje tjera që e lidhnin Ullmar Qvick me gjuhën shqipe.