Një video prekëse është publikuar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një qen që kishte qëndruar i lidhur me zinxhirë për 15 vite lirohet.
Qeni ishte lidhur me zinxhirë qysh kur ishte këlysh, dhe ishte detyruar të mbijetojë jashtë në temperatura ekstreme gjatë dimrit, transmeton Telegrafi.
Ky qen është gjetur në oborrin e një shtëpie në Suffol të New York-ut, ku një grup i të drejtave të kafshëve e liruan nga zinxhirët.
Qeni u shpëtua pasi pronari i tij i cili nuk u ndëshkua për mizori ndaj kafshës, më në fund u pajtua ta lë të lirë. /Telegrafi/