Bezos: Hapësira Do Të Jetë Shtëpia E Njerëzimit, Toka Do Të Vizitohet Për Pushime

Bezos e bëri parashikimin e tij gjatë një paraqitjeje të papritur në një diskutim rreth politikës hapësinore të SHBA-së me administratorin e NASA-s, Bill Nelson dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Blue Origin, tha të mërkurën se në shekujt që do të vijnë, njerëzit do të lindin në hapësirë dhe do të jetojnë në cilindra gjigantë lundrues që mund të strehojnë deri në një milion njerëz dhe të rikrijojnë gravitetin dhe mjedisin e Tokës, me “lumenj, pyje dhe kafshë të egra”.